UEFA cakton gjyqtarët e finales për finalen Juventus – Real Madrid

UEFA cakton gjyqtarët e finales për finalen Juventus – Real Madrid

UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në finalen e Lisë së Kampionëve.

Gjerman Felix Brych do të ndajë drejtësinë në finalen e Lisë së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit, e cila do të luhet me 3 qershor në Cardiff.

Brych  ka drejtuar pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, shkruan UEFA, shkruan Express.

Asistentë të Felix Brych do të jenë gjermanët: Mark Borsch dhe Stefan Lupp, kurse gjyqtari i katërt është serbi, Milorad Mažić.

Asistentë shtesë do të jenë Bastian Dankert e Marco Fritz, kurse gjyqtar rezervë është Rafael Foltyn. Edhe këta tre të fundit janë nga Gjermania.