UEFA: Çfarë debutimi ka bërë Kosova!

UEFA: Çfarë debutimi ka bërë Kosova!

Konfederata Evropiane e Futbollit, UEFA, ka shkruar për fitoren e parë historike të përfaqësueses së Kosovës në futsall, ndaj Norvegjisë.

Përfaqësuesja e Kosovës mposhti bindshëm 5 me 1 Norvegjinë në ndeshjen e parë të Grupit E, ku bëjnë pjesë edhe Danimarka e Qipro.

“Çfarë debutimi për Kosovën! Mposht Norvegjinë 5 me 1 në ndeshjen hapëse të raundit preliminar në Qipro”, shkruan në postimin e profilit zyrtar të UEFA-s në Twitter.

Kosova ndeshjen e ardhshme do ta luajë të martën ndaj Qipros në ora 17:30. /Insajderi.com