
Klubi i Prishtinës është dënuar me 4 mijë euro nga UEFA, për fishekzjarret e hedhura në stadiumin “Adem Jashari” kundër ekipit të Europa FC nga Gjibraltari.
Prishtina e mundi 5-0 ekipin nga Gjibraltari në Mitrovicë, për të fituar bindshëm në rundin parakualifikues për Ligën e Evropës.