Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Zvicrës dhe Ukrainës, e planifikuar për tu zhvilluar më 17 nëntor, nuk u luajt, për shkak të rasteve me Covid-19, te skuadra ukrainase, njofton Insajderi.
Në këtë situatë, UEFA ka vendosur që t’ia japë fitoren në tavolinë Zvicrës me rezultatin 3-0. Një vendim ky i marrë nga institucioni më i lartë i futbollit në Europë, pasi ndeshja është e pamundur që të zhvillohet përsëri.
Kështu Zvicra i largohet vendit të fundit në grupin 4 të Ligës A, dhe shkon në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Ukraina zbret në vendin e fundit dhe kështu kalon në Ligën B për edicionin e ardhshëm. /Insajderi.com