UEFA ka postuar një video në rrjetin social Twitter ku ka paraqitur secalin shtet me ngjyrat tyre kombëtare, por te Kosova ka bërë një gabim.
Kosova dhe Serbia janë paraqitur me ngjyrë të kuqe, thuajse janë i njëjti shtet, shkruan Insajderi.com.
Kjo video është postuar në kluadër të prezantimit të logos së Kamionatit Evropian të futbollit që do të mbahet në vitin 2024 në Gjermani.
Lidhur me këtë lëshim të UEFA-sa ka reaguar, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Hardinaj i cili ka shkuar “ “UEFA duhet ta respektojë Kosovën dhe të ndalojë fyerjet. Harta e paraqitur në prezantimin e EURO2024 është diskriminuese dhe e papranueshme.
Kjo nuk është hera e parë që Kosova me dashje apo pa dashje “injorohet” si shtet, pasi në ndeshjen kundër Spanjës, shumë media atje i ishin referuar me termin “Territor”./Insajderi.com