UEFA edhe njëherë është shprehur e vendosur që të mos lejojë “Superligën e Evropës, njofton Insajderi.
Kjo pasi një gjykatë në Madrid i ka shkruar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë nëse “Superliga e Evropës” i ka thyer rregullat e futbollit”
“UEFA ka marrë njoftimin nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për interpretim nga një gjykatë e Madridit për të ashtuquajturën Superliga Evropiane, pavarësisht tërheqjes së nëntë klubeve anëtare të saj themeluese. UEFA është e sigurt në pozicionin e saj dhe do ta mbrojë atë me çdo forcë”, thuhet në deklaratën e UEFA-së përmes Twitter.
UEFA ka qenë e bindur se “Superliga Evropiane”, e themeluar nga 12 klube ishte në kundërshtim me ligjet e Bashkimit Evropian si dhe ato të futbolit.
Nëntë ekipe janë larguar nga ky projekt, tash kanë mbetur tri sosh.
Real Madridi, Barcelona e Juventuesi – janë të vendosura që kjo ligë të lejohet.
Përndryshe, ideja e ‘Superligës së Evropës” erdhi si rezultat i krizës financiar që kanë pësuar klubet elitare për shkak të situatës me pandeminë COVID-19. /Insajderi.com