UEFA ka gjobitur me tetë mijë euro dhe e ka dënuar me një ndeshje të garave evropiane pa tifozë, skuadrën e Crvena Zvezdas.
Tifozët e Crvena Zvezdas kanë bërë thirrje ofenduese ndaj UEFA-s dhe Republikës së Kosovës gjatë ndeshjes së turit të parë kualifikues për Ligën e Evropës, ndaj skuadrës malteze Floriana.
“UEFA Mafia dhe Kosova është Serbi”, kanë qenë thirrjet në kor të tifozëve të skuadrës serbe, raporton Insajderi. /Insajderi.com