UEFA i përgjigjet gjestit të Ronaldos i cili hoqi shishet e Coca-Cola nga konferenca

UEFA i përgjigjet gjestit të Ronaldos i cili hoqi shishet e Coca-Cola nga konferenca

UEFA ka insistuar që “të gjithë kanë të drejtë për preferencat e tyre të pijeve” pasi Cristiano Ronaldo hoqi dy shishet e sponzorit Coca-Cola gjatë një konference për shtyp në Euro2020.

36-vjeçari i fiksuar pas shëndetit u ofendua pasi pijet e gazuara u vendosën para sediljes së tij para një interviste të martën – kështu që ai i largoi ato dhe u tha tifozëve që “të pinin ujë” në vend të pijeve të gazuara.

Tani UEFA është përgjigjur, duke pranuar në mënyrë të prerë se të gjithë kanë “shije dhe nevoja”, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

“Lojtarëve u ofrohet ujë, së bashku me Coca-Cola dhe Coca-Cola Zero sheqer, pas mbërritjes në konferencat tona për shtyp”, shtoi një zëdhënës.

Në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes, Ronaldo hoqi dy shishe Coca-Cola nga kamera përpara mediave. Pas kësaj Ronaldo u ofroi ujë mineral gazetarëve.

“Pini ujë, jo Coca-Cola”, tha Ronaldo.

Për shkak të veprimeve të Ronaldos, aksionet e Coca-Cola thuhet se ranë, duke bërë që kompania të humbte deri në 4 miliardë dollarë,/Insajderi.com