UEFA ia mori licencën, FFK heq dorë nga stadiumi i Kosovës

UEFA ia mori licencën, FFK heq dorë nga stadiumi i Kosovës

Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë ka mbetur nën mëshirën e fatit. Edhe pse ishin paralajmëruar investime për rinovimin e impiantit ato nuk kanë ndodhur dhe situata është përkeqësuar edhe më shumë, tashmë që Federata e Futbollit e Kosovës ka hequr dorë nga ky stadium.

Për shkak të kushteve të mjerueshme në këtë stadium, UEFA i ka hequr tashmë edhe licencën dhe asnjë ndeshje ndërkombëtare nuk mund të zhvillohet në këtë stadium.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendës-sekretari në Federatën e Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti, i cili ka thënë se FFK tashmë është tërhequr nga stadiumi “Adem Jashari” pikërisht për shkak të neglizhencës së institucioneve, më shumë në Insporti.com.