
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka marrë vendimin final për Marko Arnautovic, shkruan Insajderi.
UEFA ka dënuar lojtarin me një ndeshje mos-lojë, për shkak të shprehjeve anti-etnike në ndeshjen mes Austrise dhe Maqedonisë së Veriut drejtuar Ezgjan Alioskit.
Shprehjet e përdorura nga serbo-austriaku, kishin ngjallur reagime të shumta në opinionin e gjerë.
Austria fitojë ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 3-1, ku njërin prej golave për austriakët e kishte shënuar vetë Arnautovic./insajderi.com