Uefa ka vendosur të largoj rregullin e golit si mysafir duke filluar nga sezoni i ardhshëm, shkruan Insajderi.
Ndeshja në shtëpi dhe ajo e kthimit, nëse përfundojnë me rezultat të barabartë, fituesi do të përcaktohet nga koha shtesë apo penalltitë.
Ky rregull ka qenë në fuqi që nga viti 1965, dhe pritet të shfuqizohet duke filluar nga sezoni 2021-22.
Rregulli i golave si mysafir është përdorur për më shumë se gjysëm shekulli.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, shpjegoi se rregulli tani “bie ndesh me qëllimin e tij original”, dhe deklaroi besimin e tij se skuadrat tani nuk do të zhvillojnë futboll më sulmues.