Rregulli i prekjes me dorë pa dashje do të hyjë në fuqi menjëherë gjatë ndeshjeve të “EURO 2020”, konfirmon UEFA, transmeton Insajderi.
Goli i pavlefshëm i Fulhamit ndaj Tottenhamit në mars, ku topi u godit nga dora e Mario Leminas gjatë aksionit, shaktoi polemika të shumta dhe revoltë ndaj VAR që e anuloi golin, shkruan gazetablic.
Pas këtij rasti, IFAB, vendosi që ky rregull të ndryshojë duke filluar nga korriku, por UEFA vendosi ta aplikojë këtë duke filluar qysh në ndeshjet e evropianit.
Kryetari i Komisionit të gjyqëtarëve të UEFA-s, Roberto Rosseti, ka konfirmuar se rregulli i ri do të gjejë zbatim gjatë ndeshjeve finale të “EURO 2020”.
Evropiani do të fillojë nga 11 qershori me përballjen mes Turqisë dhe Italisë./insajderi.com