UEFA pezullon procesin disiplinor kundër klubeve për Super Ligën e Evropës

UEFA pezullon procesin disiplinor kundër klubeve për Super Ligën e Evropës

UEFA ka vendosur t’i lë pezull procedurat për organizatorët e Superligës evropiane, Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, transmeton Insajderi.

Tre gjigandët evropian janë të vetmit që nuk janë tërhequr nga projekti i organizuar nga vetë ata, të cilët ishin braktisur nga nëntë klubet e tjera brenda 48 orësh.

Ata ishin kërcënuar se do të përballeshin me pasoja të rënda nga UEFA, duke përfshirë gjoba të rënda dhe përjashtim nga Liga e Kampionëve.

Megjithatë, UEFA ka lëshuar një deklaratë ku njoftohet se janë pezulluar procedurat disiplinore kundër Barçës, Juves dhe Realit, lidhur me Superligën evropiane, deri në një njoftim të radhës.

Ky vendim ka ardhur pasi të shtunën në zyrat e UEFA-s është dorëzuar urdhëri i Gjykatës së Madridit i ngritur nga organizatorët e Superligës, përmes autoriteteve zvicrane, shkruan Telegrafi.

Kjo do të thotë se në rast se UEFA do të ndërmerrte veprime kundër tri klubeve dhe do të dështonte të rrëzonte urdhërin e Gjykatës, do të duhet t’i paguante dëmshpërblim të tri klubeve./insajderi.com