UEFA publikon listën e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në Kampionatin Europian

UEFA publikon listën e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në Kampionatin Europian

UEFA-ja sot ka publikuar listën e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësi në Kampionatin Evropian 2020, kampionat që është shtyrë për një vit shkaku i pandemisë së COVID-19, njofton Insajderi.

Në EURO 2020 do të ketë edhe gjyqtarë nga CONMEBOL (Konfederata e Amerikës Jugore). Gjyqtari argjentinas Fernando Rapallini do të jetë pjesë e EURO 2020.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë e gjyqtarëve në EURO 2020:

Felix Brych (Gjermania), Cuneyt Cakir (Turqia), Caros Del Cerro Grande (Spanja), Andreas Ekberg (Suedia), Orel Grinfeeld (Izraeli), Ovidiu Alin Hategan (Rumania), Sergei Karasev (Rusia), Istvan Kovacs (Rumania), Bjorn Kuipers (Holanda), Danny Makkelie (Holanda), Antonio Miguel Mateu Lahoz (Spanja), Michael Oliver (Anglia), Daniel Orsato (Italia), Artur Manuel Riberio Soares Dias (Portugalia), Daniel Siebert (Gjermania), Anthony Taylor (Anglia), Clement Turpin (Franca), Slavko Vincic (Slovenia). /Insajderi.com