
UEFA ka publikuar renditjen e re të ligave kombëtare, ku La Liga spanjolle është bindshëm më e mira
La Liga spanjolle edhe pas pesë sezoneve vazhdon të jetë liga më e mirë, falë sukseseve të skuadrave në garat evropiane.
La Liga prin renditjen e re të UEFA-s me 89 pikë, 26 më shumë se sa Bundesliga në vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë është Premierliga më 62 pikë.
Superliga e Kosovës është në vendin e fundit të 55, kjo pasi në këtë renditje llogariten sukseset në pesë vitet e fundit, çka do të thotë se Kosova nuk ka pasur mundësi të arkëtojë asnjë pikë, përveç këtij fillim sezoni, ku ka marrë 0.3 pikë.
Ndërsa, Superliga e Shqipërisë renditet vetëm në vendin e 36-të.