
UEFA e ka dënuar racizmin pas ndeshjet ndërmjet Paris Saint-Germain dhe skuadrës turke, Istanbul Basaksehir.
Ndeshja është ndërprerë pasi një lojtar i ekipit mysafir ishte ofenduar në baza racore nga një gjyqtar i ndeshjes.
Për këtë lojtarët e dy skuadrave nuk pranuan të luajnë më, njofton Insajderi.
Pas këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe shtëpia e futbollit, UEFA.
“UEFA është në dijeni të një incidenti gjatë ndeshjes së së martës në Champions League midis Paris Saint-Germain dhe İstanbul Başakşehir dhe do të kryejë një hetim të plotë. Racizmi, dhe diskriminimi në të gjitha format e tij, nuk ka vend brenda futbollit”. /Insajderi.com