
Xherdan Shaqiri duket më se i gatshëm për t’u ballafaquar me Chelsean sot (e mërkurë).
Sonte, në Stamboll të Turqisë Liverpooli e Chelsea e zhvillojnë ndeshjen e Superkupës së Evropës, shkruan Insporti
Liverpooli vjen si fitues i Ligës së Kampionëve, kurse Chelsea si fituesi i Ligës së Evropës.
Shaqiri, që në xhiron e parë të sezonit të Premierligës në fundjavë ishte në bankë dhe nuk u inkuadra në lojë, mund të ketë disa minuta në takimin kundër Chelseat në Superkupë.