Uells-Shqipëri: Formacionet zyrtare

Uells-Shqipëri: Formacionet zyrtare

Shqipëria të shtunën do të zhvillojë ndeshjen miqësore përballë Uellsit, njofton Insajderi.

Të dy trajnerët kanë bërë të ditur formacionet e tyre zyrtare për këtë ndeshje.

Trajneri Edoardo Reja starton me formacionin 3-5-2.

Gentian Selmani do të debutojë në portë me kombëtaren.

Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Berat Gjimshiti do të jenë në mbrojtje.

Në mesfushë do të jenë Albi Doka, Endri Çekiçi, Keidi Bare, Amir Abrashi dhe Emir Lenjani.

Repartin ofanziv do e përbëjë Bekim Balaj dhe Rey Manaj.

 

Nga ana tjetër edhe Ryan Giggs ka vendosur të luaj më formacionin 3-5-2.

Në portë do të jetë Wayne Hennessey.

Repartin defanziv do e përbëjë Ben Davies, Chris Mepham dhe Ethan Ampadu.

Mesfusha do të përbëhet nga Rhys Davies, Joe Allen, Aaron Ramsey, Dylan Levitt dhe Neco Williams.

Ndërsa Tyler Roberts dhe David Brooks janë të përzgjedhurit e Giggs në sulm.

 

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:00./insajderi.com