Uellsi ka arritur të fitoj kundër Turqisë me rezulta 2-0, shkruan Insajderi.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me ndeshje të hapur, ku dominim pak më të theksuar kishin turqit që ishin më kërkues.
Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Aaron Ramsey, i dha epërsinë fillestare skuadrës së tij, për t’i dhënë epërsinë fillestare ekipit të tij, dhe për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me një gol epërsi.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë shumë më e fortë se në të parën.
Turqit vazhdonin dominim e tyre, por rezultatin nuk mund ta ndryshonin përkundër rasteve.
Gareth Bale kishe mundësi t’i dyfishonte epërsinë Uellsit, por nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Pak para fundit të ndeshjes, nuk munguan as momentet e tensionit mes lojtarësh, ku edhe u shpërndanë kartonë të verdhë.
Krejt në fund, Connor Roberts, i siguroi fitoren uellsianëve pasi arriti të shënoi gol në sekonda të fundit të ndeshjes.
Ndeshjen përmbyllëse për fazën e grupeve Uellsi do të luaj përballë Italisë, ndërsa Turqia kundër Zvicrës./insajderi.com
Përfundon pjesa e parë mes Turqisë dhe Uellsit
Ka përfunduar pjesa e parë mes Turqisë dhe Uellsit me rezultat 1-0 në të mirë të turqve.
Kjo pjesë u karakterizua me dominim të Turqisë, të cilët kishin posedimin e topit, kishin rastet, por jo edhe golat.
Ani pse po zhvillonin lojë defanzive, uellsianët arritën të shënojnë golin e parë të takimit në minutën e 43-të përmes Aaron Ramsey.
Pjesa e dytë garanton një Turqi krejtësisht tjetër, shkaku edhe i disavantazhit në rezultat.
Fillon përballja mes Turqisë dhe Uellsit.