Ukraina armatosë veteranët

Ukraina armatosë veteranët

Raketa ajrore dhe shpërthime janë raportuar nga kryeqyteti ukrainas Kiev dhe qyteti i Kharkiv-it.

Në një deklaratë në televizionin nacional rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia nuk e ka ndërmend ta pushtojë Ukrainën dhe ka kërkuar nga ushtria ukrainase që të ulë armët, raporton BBC.

Pak momente më vonë janë raportuar sulme që për target kanë pasur baza ushtarake ukrainase.

Ukraina ka njoftuar se Rusia ka lëshuar mbi Ukrainë “evazion të plotë”.

Në një fjalim televiziv në orën 05:55 me orën e Moskës (02:55 GMT), Vladimir Putin i Rusisë njoftoi një “operacion ushtarak” në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.

Putin tha se Rusia po vepronte në vetëmbrojtje dhe do të çmilitarizonte dhe “denaziste” Ukrainën. Ai u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të linin armët.

Çdo ndërhyrje nga fuqitë e jashtme kundër Rusisë do të merrte një përgjigje “të menjëhershme”, tha ai.

Rusia ka goditur infrastrukturën e Ukrainës me raketa, thotë Ukraina. Ai gjithashtu tha se ka rrëzuar aeroplanin rus – gjë që Moska e mohon.

Karvane trupash dhe tankesh kanë hyrë në Ukrainë nga të gjitha drejtimet. Një autokolonë ka kaluar nga Bjellorusia në një pikë në veri të kryeqytetit Kiev. Një tjetër ka hyrë nga Krimea në jug, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014./Insajderi.com