Ukraina importon 400 mijë tonë thëngjill nga Kolumbia, të njejtën sasi Kosova mund ta prodhojë për 15 ditë

Ukraina importon 400 mijë tonë thëngjill nga Kolumbia, të njejtën sasi Kosova mund ta prodhojë për 15 ditë

Prodhuesi më i madh i qymyrit në Ukrainë, DTEK, do të importojë edhe 400 mijë tonë thëngjill nga Kolombia. Ukraina humbi të gjitha minierat thëngjillit pas luftës me separatistët e përkrahur nga Rusia në vitin 2014.

Pas përfundimit të rezervave të thëngjillit, Ukraina importoi thëngjill në vlerë prej 1.7 miliardë eurosh, vetëm shtatë muajt e parë të vitit 2019. Sipas drejtorit të DTEK, perveç sasisw tani mw tw kontraktuar nga Kolumbia, kompanisë i duhet të importojë edhe më shumë thëngjill para përfundimit të vitit për të mundësuar prodhimin e rrymës së mjaftueshme gjatë dimrit në Ukrainë.

Nëse për bazë merren statistikat e prodhimit të qymyrit në Kosovë të vitit të fundit, i bie që mijëra minatorët në divizionin e thëngjillit në KEK, këtë sasi thëngjilli mund ta prodhojnë për vetëm 15 ditë.

Kosova çdo vit prodhon afërsisht 9.5 milionë tonë thëngjill për të furnizuar termocentralet ekzistuese.

Sipas MZHE-së, vlerat e prodhimit të thëngjillit në Kosovë do të jenë të njejta edhe pas dekomisionimit të termocentralit të vjetër Kosova A dhe zëvendësimit të tij me termocentralin e ri të teknologjisë së fundit.

Kosova është vendi i tretë në Evropë për nga rezervat e thëngjillit. Thëngjilli vlerësohet të jetë ndër resurset kryesore ekonomike në vend.