Ukraina nënshkroi marrëveshje me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer për 10 milionë doza tjera të vaksinës kundër Coronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Insajderi.
Në një deklaratë nga Presidenca e Ukrainës thuhet se sot me Pfizer është nënshkruar një marrëveshje për 10 milionë doza të vaksinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Më tej thuhet se deri në fund të vitit nga Pfizer do të sigurohen 20 milionë doza të vaksinës.
Sipas marrëveshjes 500 mijë doza do të sigurohen këtë muaj dhe muajin e ardhshëm ndërsa 4.5 milionë doza të vaksinës në tremujorin e tretë të vitit 2021 dhe pjesa tjetër e mbetur prej 15 milionë dozash në tremujorin e katërt të vitit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky më 4 prill ka njoftuar se me Pfizer janë dakorduar për 10 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.
Vendi ka filluar vaksinimin masiv më 24 shkurt dhe deri më tani numri i të vaksinuarve ka arritur në 752.295 persona. /Insajderi.com