
Ukraina ka regjistruar numrin më të lartë të të prekurve dhe rastet më të mëdha të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë, raporton Reuters, transmeton Insajderi.
Ukraina ka regjistruar për një ditë te vetme 76 raste të vdekjeve, kështu njofton Këshilli Nacional i Sigurisë. Javën e kaluar, ishte regjistruar një numër i lartë i vdekjeve ku u regjistruan 72 persona.
Nga të dhënat zyrtare ukrainase, janë regjistruar në total 162.660 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 3340 raste kanë përfunduar me vdekje. /Insajderi.com.