Ukraina regjistron rreth 13 mijë raste të reja me Coronavirus

Ukraina regjistron rreth 13 mijë raste të reja me Coronavirus

Në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12.946 raste të reja të infektimit me Coronavirus të ri (COVID-19), më së shumti brenda një dite në vitin 2021, tranmseton Insajderi.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se gjatë 24 orëve të fundit infektimi është konfirmuar tek 12.946 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 1.438.468, raporton Anadolu Agency (AA).

Janë konfirmuar edhe 230 raste të vdekjes, duke e çuar atë në gjithsej 27.915.

Në Ukrainë, në të cilën është aprovuar vaksina AstraZeneca, vaksinimi masiv ka filluar më 24 shkurt. Deri më tani janë vaksinuar 38.237 persona.

Numri më i madh i të infektuarve brenda një ditë është regjistruar më 28 nëntor të vitit 2020, kur infektimi u konfirmua tek 16.294 persona. /Insajderi.com