Ukraina ka arritur të fitoj ndeshjen përball Maqedonisë së Veriut me rezultat 2-1, shkruan Insajderi.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim apsolut të Ukrainasve, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola.
Golin e parë e shënoi Andriy Yarmalenko në minutën e 29-të, ndërsa të dytin menjëherë pas pesë minutash Roman Yaremchuk.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, Maqedonia zhvillonte lojë krejtësisht tjetër, duke rrezikuar shumë shpesh portën e Bushchan.
Ezgjan Alioski ngushtoi epërsinë e ukrainasve në minutën e 57-të, pasi shënoi nga një top i rikthyer nga pika e bardhë.
Në pjesën e mbetur, maqedonasit u treguan shumë më kërkues, pasi sulmonin vazhdimisht.
Por përkundër kësaj, Ukraina kishte mundësinë të shënonte edhe golin e tretë, por Ruslan Malinovskyi humbi penalltinë.
Deri në fund të takimit nuk pati ndonjë zhvillim, kështu ndeshja u mbyll me rezultat 2-1.
Ndeshjen përmbyllëse për fazën e grupeve, Maqedonia e Veriut do të përballet me Hollandën, ndërsa Ukraina me Austrinë./insajderi.com
Shënon Maqedonia, ngushton epërsinë ndaj Ukrainës
Maqedonia e Veriut ka arritur të ngushtoj epërsinë e Ukrainës pasi ka arritur të shënoj gol në minutën e 56-të.
Golin e shënoi Ezgjan Alioski pas topit të rikthyer nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë, maqedonasit janë treguar shumë më të mirë se në atë të parën, pasi janë duke krijuar raste vazhdimisht.
Fillon pjesa e dytë mes Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut.
Ka përfunduar pjesa e parë mes Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut
Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 2-0 në të mirë të Ukrainës përball Maqedonisë.
Qysh në fillim të ndeshjes. ukrainasit ishin dukshëm më të mirë në fushë se maqedonasit, të cilët kishin edhe posedimin e topit edhe rastet.
Ata arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 29-të përmes golit të Andriy Yarmolenkos.
Menjëherë pas pesë minutash, Ukraina arritë të shënoj edhe golin e dytë përmes Roman Yaremchuk.
Pas këtij goli, maqedonasit arritën të rimarrin vetën, ku shënuan edhe një gol përmes Goran Pandev, por që u anulua për shkak se ishte në pozicion jashtë loje.
Ukraina dyfishon epërsinë ndaj Maqedonisë
Ukraina ka arritur të shënoj edhe golin e dytë ndaj Maqedonsë së Veriut.
Goli I dytë erdhi vetëm pesë minuta pasi u shënua i pari.
Por, kësaj here golashënues ishte Roman Yaremchuk.
Ndeshja është duke u dominuar tërësisht nga ukrainasit.
Ukraina kalon në epërsi ndaj Maqedonisë së Veriut
Ukraina ka arritur të shënoj golin e parë të takimit përball Maqedonisë së Veriut.
Andriy Yarmalenko u përkujdes që të kaloj skuadrën e tij në epërsi minimale në minutën e 29-të të ndeshjes.
Deri në këtë minutë, ukrainasit janë duke dominuar ndeshjen si në posedim të topit ashtu edhe në raste.
Fillon ndeshja mes Maqedonisë dhe Ukrainës.