Ndeshja mes Ukrainës dhe Anglisë do të jetë ndeshja e fundit e çerekfinaleve në EURO 2020, shkruan Insajderi.
Të dy trajnerët tashmë kanë bërë përzgjedhjet e tyre për këtë ndeshje.
Andriy Shevchenko do të nis ndeshjen me formacionin 3-5-2:
Georgiy Bushchan, Mykola Matviyenko, Serhiy Kryvtsov, Ilya Zabarnyi, Vitaliy Mykolenko, Oleksandr Zinchenko, Mykola Shaparenko, Sergiy Sydorchuk, Oleksandr Karavaev, Roman Yaremchuk dhe Andriy Yarmolenko janë të përzgjedhurit e Shevchenkos.
Nga ana tjetër Gareth Southgate do të nis ndeshjen me formacionin 4-2-3-1:
Jordan Pickford, Kyle Walker, John Stones, Harry Maguire, Luke Shaw, Declan Rice, Kalvin Phillips, Raheem Sterling, Mason Mount, Jadon Sancho dhe Harry Kane janë të përzgjedhurit e tij.
Ndeshja do të zhvillohet në “Stadio Olimpico” me fillim nga ora 21:00./insajderi.com