Ukrainë – Maqedoni e Veriut: Formacionet zyrtare

Ukrainë – Maqedoni e Veriut: Formacionet zyrtare

Ndeshja mes Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut do të jetë përballja e radhës e raundit të dytë në grupin C të EURO 2020, shkruan Insajderi.

Të dy trajnerët tashmë kanë bërë zyrtare formacionet e tyre për këtë ndeshje.

Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, do të startoj ndeshjen me formacionin 4-3-3:

Georgiy Bushchan, Vitaliy Mykolenko, Mykola Matviyenko, Ilya Zabarnyi, Oleksandr Karavaev, Oleksandr Zinchenko, Taras Stepanenko, Mykola Shaparenko, Ruslan Malinovskyi, Roman Yaremchuk dhe Andriy Yarmalenko.

Nga ana tjetër trajneri maqedonas, Igor Angelovski, do të nis ndeshjen me formacionin 3-4-1-2:

Stole Dimitrevski, Stefan Ristovski, Darko Velkovski, Visar Musliu, Boban Nikolov, Arijan Ademi, Stefan Spirovski, Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Eljif Elmas dhe Goran Pandev.

Ndeshja do të zhvillohet në “National Arena” të Bukureshtit me fillim nga ora 15:00./insajderi.com