Ultrasit Çekë e Serbë marrin përgjegjësinë për sulmet ndaj tifozëve të Kosovës

Ultrasit Çekë e Serbë marrin përgjegjësinë për sulmet ndaj tifozëve të Kosovës

Duke publikuar fotografi e video në rrjete sociale, grupet ultrase të tifozëve të Brnos dhe Plzenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj tifozëve të Kosovës.

Webfaqja “hooligans.cz” ka shkruar se ultrasët e Brnos dhe Plzenit kanë sulmuar tifozët e Kosovës dhe menjëherë ka ndërhyrë policia çeke, shkruan Insport.

Kjo faqe, në Facebook ka postuar fotografi të disa tifozëve të maskuar që bartnin flamujt serbë e çekë dhe me shkrimin “Nuk dorëzohet” mbi hartën e Kosovës.