Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai, e jo guvernatorët e shteteve, do të merr vendimin përfundimtar për atë se deri kur SHBA do të jenë të “mbyllura”.

Me këtë deklaratë, Trump ka shkaktuar reagime të ashpra.
“Kur është dikush president i SHBA, ai ka fuqi absolute”, ka thënë Trump dhe ka theksuar sy fakt është i njohur edhe për guvernatorët, lajmëron AP.
Ai ka theksur se administrata është shumë afër përfundimit të planit për hapje të vendit, gjë që, siç shpreson, do të ndodhë edhe para afatit të planifikuar.
Trump ka paralajmëruar se deri në fund të javës do të merr vendim për financimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pasi më herët ka kërcënuar se do ta ngrijë këtë financim./Insajderi.com.