Union Berlin ndal Bayern Munchen-in në barazim

Union Berlin ndal Bayern Munchen-in në barazim

Një rezultat befasues ka ndodhur në sfidën e fundit të Bundesligës gjermane të ditës së sotme (të shtunën), ku Bayern Munchen ka barazuar 1-1 ndaj Union Berlinit në kryeqytet, njofton Insajderi.

Skuadra bavareze e nisi në mënyrë të keqe këtë sfidë ku pas katër minutash të besuarit e Hans-Diter Flik gjenden në disavantazh nga Grischa Proemel. Me shifrat minimale për nikoqirët u mbyllën 45’ minutat e parë të ndeshjes.

Në pjesën e dytë skuadra nga Bavaria rriti presionin dhe shënon golin e barazimit me anë të Robert Lewandowskit në minutën e 67-të, që doli të ishte edhe goli përfundimtar në këtë përballje.

Me këtë barazim Bayern mban vendin e parë me 24 pikë, aq sa ka edhe Leipzig në vendin e dytë, ndërsa Union Berlin pas këtij barazimi ngritët në vendin e gjashtë në ligë me 17 pikë. /Insajderi.com