United deklason në “Old Trafford” ekipin e Southampton duke i shënuar plot nëntë gola

United deklason në “Old Trafford” ekipin e Southampton duke i shënuar plot nëntë gola

Manchester United ka fituar me një rezultat të thellë ndaj Southampton duke e mposhtur këtë skuadër në shifrat 9:0, njofton Insajderi.

Takimi nis me karton të kuq të miqve teksa në minutën e dytë Jankewitz duhej të dilte nga fusha e lojës për ndërhyrje të gabuar. Sfida u bë më e lehtë për “djajtë” e kuq që në pjesën e parë shënuar me Wan-Bissaka, Rashford, Cavani dhe autogolin e Bednarek.

Në pjesën e dytë vazhdoi seriale i golave me Martial dhe McTominay, përpara se Southamptoni të ndëshkohej me kartonin e dytë të kuq, teksa Bednarek mbylli mbrëmjen për t’u harruar duke dalë nga fusha e lojës në minutën e 87-të.

Në këtë moment ekipi i Solskjaer u tregua i pamëshirshëm duke shënuar tre gola të tjerë me Fernandes, Martial dhe James për t’i dërguar shifrat në 9-0, në po aq lojtarë sa mbylli Southamptoni ndeshjen. /Insajderi.com