Manchester United janë të hapur të dëgjojnë ofertat për Jesse Lingard këtë verë, njofton The Guardian, përcjell Insajderi.
Kontrata e Lingard me United është deri në vitin 2021, por me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Anglezi ka humbur pozitën e tij në njëmbëdhjetëshin e parë në Old Trafford dhe tani ekipi është gati ta shesë nëse paraqitet një ofertë e mirë./Insajderi.com