United dhe Milan mbyllet pa fitues – rezultatet në Europa League

United dhe Milan mbyllet pa fitues – rezultatet në Europa League

Janë mbyllur katër ndeshjet e Ligës së Europës, të vlefshme për fazën e 1/8-ve, ndeshje që filluan nga ora 18:55, njofton Insajderi.

Përballja mes Manchester United dhe Milan është mbyllur në barazim 1-1. Ishte një përballje spektakolare ajo në “Old Trafford”, e cila nisi menjëherë me raste.

‘Kuqezinjtë’ e Pioli i shtangën vendasit, teksa shënuan dy herë brenda 10 minutave, fillimisht me Rafael Leaon dhe më pas me Kessie, por të dy golat u anuluan, i pari për pozicion jashtë loje dhe i dyti për prekje të topit me dorë.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, teksa Diallo kaloi United në avantazh në minutën e 50-të, pas një asisti perfekt të Bruno Fernandes. Pas kësaj ‘kuqezinjtë’ nuk u dorëzuan dhe krijuan shumë, por goli i barazimit do të vinte në minutën e 92-të, kur Kjaer shfrytëzon në maksimum një krosim nga goditja e këndit, për ta dërguar topin në rrjetë.

Një rezultat pozitiv ky për Milanin që në ndeshjen e kthimit tashmë ka shumë mundësi për kualifikim. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në “San Siro”.

Për sa i përket ndeshjeve të tjera, Ajax mposhti 3-0 Young Boys, Villarreal triumfoi 0-2 ndaj Dynamo Kyiev dhe Rangers barazoi 1-1 ndaj Slavia Prague në Çeki. /Insajderi.com