Manchester United duhet të shpenzojnë edhe rreth 218 milionë euro të tjera në afatin kalimtar të verës, ka thënë Gary Neville, legjenda e United, shkruan Goal, njofton Insajderi.
Djajtë e Kuq kanë siguruar rikthimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm 2020-21 dhe për të garuar në këtë nivel nevojiten ende investime, mendon anglezi.
“Në ndeshjen e fundit, kur kishim mbetur edhe 20 minuta lojë 11-tshja e parë e United ishin lodhur tepër dhe shihej se aty nevojiten edhe lojtarë të tjerë kualitativë”, ka deklaruar Neville për Sky Sport.
“Herën e fundit kur United përfunduan në top-treshe ata kishin shpenzuar 2018 milionë kur trajner ishte Jose Mourinho, megjithatë duket se këtë herë kanë bërë investime më të mençura”.
“Tani u duhet të bëjnë edhe një investim të tillë 218 milionësh, por duhet ta bëjnë në mënyrën e duhur. Kështu do t’u afroheshin Liverpool-it e City-it”./Insajderi.com