Manchester United nuk ka interes që ta lë edhe më tutje Amad Diallon të qëndrojë si huazim në Atalanta.
Goal shkruan se Ole Gunnar Solskjaer tashmë ka vendosur që tinejxherin ta vendos në ekipin e parë të United.
United kishte nënshkruar me Diallon për 40 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar dhe tani po bëhen gati edhe dokumentet që lojtari të mos qëndrojë më në huazim, por të udhëtojë për në Angli.
Përkundër përkushtimit nga United për ta sjellur Diallon në Manchester, trajneri i Atalantës, Gian Piero, ka shprehur dëshirën që ai të qëndrojë në Atalanta deri në fund të sezonit.
“Shpresoj se do të qëndroj”, tha ai, kur u pyet nëse do ta mbajnë lojtarin apo jo./Insjaderi.com