United ende e interesuar në Grealishin

United ende e interesuar në Grealishin

Sulmuesi i krahut i Aston Villas vazhdon të mbetet një nga lojtarët për të cilët është i interesuar Manchester United, njofton Insajderi.

Siç shkruan The Athletic, United po vazhdon të kontaktojë me Aston Villan për të gjetur një mundësi që të transferohet Jack Grealish, në verën e ardhshme.

Grealish prej kohësh ishte i lidhur me një kalim në United, por më pas nënshkroi marrëveshje pesë vjeçare me Villan.

Gjithsesi, forma e tij e mirë ka bërë që interesimi për të mos të bie, prandaj tentimet e United vazhdojnë.

Interesi për Grealish nga United është shtuar sidomos pasi nuk u arrit marrëveshje me Jadon Sancho./Insajderi.com