United i gatshëm të ofrojë deri në 30 milionë funte për Willianin

United i gatshëm të ofrojë deri në 30 milionë funte për Willianin

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho i ka vënë syrin mesfushorit të Chelseat, Willian, i cili është vënë në krye të listës së transferimeve.

Sipas The Daily Star, Manchester United, ka shumë besim që do ta blejë lojtarin në verë duke parë situatën e Willian tek Chelsea.

Willian nuk ka pasur hapësirë këtë vit të skuadra londineze me ndryshimin e formacionit në 3-4-3, willian ka mbetur në bankën rezervë.

Mësohet se Mourinho po përgatit një ofertë prej 35 milionë funte për 28 vjeçarin.

Ajo që e bën më shumë të besueshëm blerjen e lojtarit është paga që do t’i ofrohet prej 200 mijë funte.

Willian ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje me Chelsean në Ligën Premier nën drejtimin e Antonio Contes./Insajderi.com