United i gatshëm t’i dyfishoj pagën për ta transferuar Varane

United i gatshëm t’i dyfishoj pagën për ta transferuar Varane

Manchester United është i gatshëm t’i ofrojë Raphael Varane pagë dyfishë më të madhe se që e fiton te Real Madrid, vetëm për të kompletuar transferimin e tij, transmeton Insajderi.

Pasi “Los Blancos” nënshkroi me David Alaba në një marrëveshje falas, ata janë të gatshëm të marrin vendime për Sergio Ramos dhe Varane.

Mbrojtësi francez aktualisht fiton pesë milionë funte te klubi mbretërorë, ndërsa United janë të gatshëm t’i dyfishojnë pagën vetëm për të kompletuar transferimin e tij.

28 vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim te “Djajt e Kuq” tash e sa kohë.

Francezi ende nuk ka arritur një marrëveshje për nënshkrimin e kontratës së re me klubin spanjoll, por sipas raportimeve pretendojnë se drejtuesit e Real Madrid do ta lënë lojtarin e lirë për vetëm 60 milionë euro, nëse ai anulon të nënshkruaj kontratën e re./Insajderi.com