
Janë mbyllur katër ndeshjet e fundit në Ligën e Europës, të vlefshme për fazën e 1/8-ve, njofton Insajderi.
Manchester United ia ka dalë të kualifikohet në fazën tjetër, teksa pas ndeshjes së parë ndaj Milan-it në Angli e cila u mbyll me rezultatin 1-1, ka triumfuar në “San Siro” me rezultatin 1-0.
Ka mjaftuar një gol i Poul Pogba në minutën e 48-të, që anglezët të presin biletën për në çerekfinale. Mesfushori francez, pasi u inkuadrua në minutën e 45-të, ia doli që tre minuta më vonë të shënonte për të kualifikuar më tej skuadrën e tij.
Për sa i përket ndeshjeve të tjera, Ajax u kualifikua gjithashtu më tej, teksa mposhti edhe në ndeshjen e kthimit Young Boys-in. Villarreal triumfoi 2-0 ndaj Dynamo Kyiv për të kaluar më tej, teksa me të njëjtin rezultat fitoi edhe Slavia Pragë, për të eliminuar skocezët e Rangers. /Insajderi.com