United në bisedime me Real Madrid për Reguilon

United në bisedime me Real Madrid për Reguilon

Klubi nga La Liga, Real Madrid, e ka ofruar mbrojtësin anësor të tyre, Reguilon, tek ekipi i Manchester United.

Sipas, Fabrizio Romano, Reali e ka kontaktuar Unitedin, duke i ofruar shërbimet e mbrojtësit të tyre dhe anglezët i janë përgjigjur këtij propozimi, transmeton Insajderi.

Sipas këtyre raportimeve, deri më tani, nuk ka marrëveshje edhe pse shuma e kërkuar nga Reali, është e pajtueshme që të paguhet.

Arsyeja e ngecjes së kësaj marrëveshje, është sepse Real Madrid, po kërkon që nëse Manchester United do ta shes lojtarin në të ardhmen, klubi i Realit të fitonte 25% të shumës së transferimit, gjë që nuk po pranohet nga anglezët.

Nëse këto bisedime dështojnë, atëherë mund të ndodh që Reguilon të mbetet i huazuar tek Sevilla edhe për një sezon./Insajderi.com.