
Manchester United ka mposhtur 2 me 1 Blackburnin për të kaluar në çerekfinale të FA Cup në Angli.
“Djajtë e Kuq” nisën më keq ndeshjen duke pësuar në minutën e 17-të nga Graham. Rezultati u barazua dhjetë minuta më vonë përmes Rashfordit, ndërsa sërish hero i ekipit doli Zlatan Ibrahimoviq.
Ibra shënoi në minutën e 75-të për fitoren e Unitedit. /Insajderi.com