Manchester United e ka mposhtur Brightonin me rezultat 3-2 në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.
Ndeshja filloi më mirë për vendasit që arritën të krijonin disa shanse të mira nëpërmjet Leandro Trossard dhe Tari Lamptey, mirëpo goditjet e tyre nuk ishin të sakta.
Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 40-të kur Neal Maupay shënoi nga penalltia për Brightonin.
Mirëpo, vendasit nuk e shijuan shumë gjatë epërsinë, shkaku që Lewis Dunk (43’) shënoi auto-gol.
Pjesa e dytë ishte në duart e Unitedi që nga një angazhim i madh arritën të përmbysnin rezultatin në 2-1 me golin e Marcus Rashford që shënoi një gol fantastik në minutën e 55-të me një solo aksion.
Skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer nuk arriti të mbahej në minutat shtesë takimit, pasi Solomon March (90+3′) i barazoi shifrat në 2-2.
Mirëpo, Bruno Ferandes ishte heroi i këtij takimit shkaku që shënoi nga pika e bardh në minutën e 90+10′.
Pas javës së tretë, Unitedi është në vendin e 13-të me tri pikë, ndërsa në xhiron e katërt do të kenë punë me Tottenham Hotspurin./Insajderi.com