Ekonomia e Uruguait për vitin 2021 do të ketë një rritje të lehtë ekonomike, por që është më e vogël me vitin paraprak.
Për vitin 2021 rritja e përgjithshme parashihet të jetë 2.6 për qind, krahasuar me vitin 2020 që ishte 2.7 për qind, raporton gazeta uruguaiane negocios.elpais.
Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) parashikon që PBB-ja do të rritet 3.5% këtë vit, pasi rregulloi vlerësimin e saj në shkurt nga 4.3%.
Në terma afatgjatë, analistët ekonomikë në shtetin latino-amerikan ishin pak më optimistë dhe vlerësuan në mesatare se në vitin 2022 PBB-ja do të rritet 3%, ndërsa muajin e kaluar ata kishin parashikuar një rritje të ekonomisë prej 2.9%. Përgjigjet për vitin e ardhshëm variojnë nga minimumi 2%, maksimumi 5% dhe mesatarisht 3.15%.
Uruguai është vendi i dytë me më së shumti të ardhura në Amerikën Latine, pas Kilit.
Po ashtu renditet shumë lartë në indeksin e demokracisë. Shtet me stabilitet politik e ekonomik, si dhe me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. /Insajderi.com