Ushtari izraelit filmohet teksa qëlloi për vdekje një palestinez

Një grup i të drejtave të njeriut në Izrael ka lëshuar një video që tregon momentin kur një ushtar izraelit vret një palestinez, pak minuta pasi ai kishte qëlluar me thikë një prej ushtarëve izraelit.

Ushtari izraelit filmohet teksa qëlloi për vdekje një palestinez

Videoja, e lëshuar nga organizata për të drejtat e njeriut ‘B’Tselem’, është regjistruar të enjten në mëngjes gjatë një incidenti në qarkun Tel Rumeida në Izrael.

Ajo tregon pasojat e menjëhershme të një sulmi në të cilën një ushtar izraelit u plagos nga dy burra palestinezë.

Ndërsa ushtarit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit i jepet trajtim mjekësor dhe kujdesi i duhur, dhe duket të jetë i vetëdijshëm, palestinezi është i shtrirë në tokë i palëvizshëm. /Insajderi.com