Ushtria amerikane përsëri aktivizon “V Corps”

Ushtria e SHBA përsëri e ka aktivizuar selinë e re të korpusit me emrin “V Corps”.

Ushtria amerikane përsëri aktivizon “V Corps”

“V Corps përfshinë 635 ushtarë të stacionuar në Fort Nox në Kentaki, edhe 200 ushtarë në qendrën operative komanduese në Evropë, të cilët do të ndërrohen në mes veti, transmeton “Army Times”.

“Army Times” pretendon se qëllimi i aktivizimit të serishëm të korpusit është forcimi i Evropës.

Bëhet fjalë për korpusin i cili është aktivizuar gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe është çaktivizuar në vitin 2013 në qytetin gjerman Visbaden, ndërsa njësitet e tij, siç pretendohet në sajtin globalsecurity.org, ishin vendosur edhe në Kosovë në vitin 1999 pas mposhtjes së ushtrisë kriminale të Millosheviqit.

Pritet që selia e korpusit do të jetë operative deri në vjeshtë, edhe pse ende nuk është caktuar lokacioni për ushtarët e korpusit në Evropë, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë Robin Ochoa.

Selia e re niset në kohën kur ushtria po përgatitet që në pranverë t’i fillojë ushtrimet “Mbrojtja e Evropës 2020” (Defender Europe 2020), çka nënkupton vendosjen e forcave të madhësisë së një divizioni nga SHBA në Evropë, gjë që është lëvizja më e madhe e Ushtrisë së SHBA në drejtim të Evropës në 25 vjetët e fundit.

Army Times pretendon se vendosja e selisë së re të korpusit do të ndihmojë që të plotësohen qëllimet e Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes të vitit 2018, si dhe do ta përkrahë kërkesën e Komandës Amerikane në Evropë për një komandë kontrolluese me aftësi më të madhe.

Si prioritet i Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes nga viti 2018 është rritja e konkurrencës me vende siç janë Rusia dhe Kina./Insajderi.com.