Ushtria e kalbur e Iranit, nis fundi i një regjimi që “ushqehet” me presion

Ushtria e kalbur e Iranit, nis fundi i një regjimi që “ushqehet” me presion

Pafuqia dhe lodhja e ushtrisë iraniane u pa qartë vetëm pas lindjes e përshkallëzimit të konfliktit me SHBA-në. Deri më tani përplasja mes tyre kishte qenë vetëm ekonomike, ku SHBA i kishte vendosur disa sanksione ku edhe pas thuajse “gjunjëzimit” të ekonomisë, lideri i Iranit vazhdonte sërish të krenohej e të kërcënonte me forcën e tij ushtarake.

Pas shumë vitesh plogështi dhe krenari të gënjeshtërt që lideri i Iranit kishte krijuar ndaj popullit të tij se mund të luftontë çdo ushtri në botë, mesa dukej më në fund kishte ardhur momenti që përtej propagandës false Irani të vihej seriozisht në “provë” nga SHBA-të.

Me anë të një sulmi ajror me dronë të specializuar, ushtria amerikane vrau njeriun e dytë më të rëndësishëm të Iranit, gjeneralin Qassem Soleimani, komandanti i Forcave elitë Quds të Gardës Revolucionare të cilësuar si terrorist nga shteti amerikan. Kjo ishte edhe goditja më e madhe amerikane ndaj shtetit iranian që pas sanksioneve të mëdha ekonomike, dhe ku lajmet hapeshin me titullin: “Nis lufta e tretë botërore!”.

Fill pas kësaj ngjarje lideri i Iranit u zotua për hakmarrje, por mesa dukej kjo do të ishte deklarata boshe e rradhës e thënë para popullit të tij. Përgjumja dhe paaftësia e ushtrisë iraniane që karakterizohet nga teknologjia “made in China” do të shihej hapur në sytë e gjithë botës. Kjo të paktën me dy veprime konkludente ushtarake tërësisht të dështuara, që do ta tregonin forcën iraniane të paaftë e qesharake deri në skajet e sarkazëms.

Kështu me anë të një njoftimi në televizionin shtetëror, ushtria iraniane bënte me dije se kishte sulmuar bazat ajrore të trupave amerikane ‘al-Asad’ dhe ‘Irbildhe sipas tyre kishte lënë të paktën 80 persona të vdekur.

Në fakt ky rezultoi një lajm i pavërtetë dhe ishte tentativa e rradhës e Iranit për të mbuluar dështimin e tij të pashmangshëm. Vetë Amerika dhe të gjitha shtetet e tjera të NATO-s që kishin ushtarë në atë bazë deklaruan se asnjë ushtar i tyre nuk kishte humbur jetën gjatë goditjes së Iranit. Ushtria iraniane jo vetëm kishte dështuar të hakmerrej për vrasjen e gjeneralit të saj, por më shumë se kaq kishte dështuar dhe vënë në diskutim ekzistencën e saj si fuqi rajonale, siç më kot propogandohej prej kohësh. shkruan Gazeta Shqip.

Irani vendosi që ta provonte edhe njëherë veten në goditjen e një avioni që sipas tyre, parë me dylbitë e prodhimit “made in china” ishte një avion luftarak amerikan. Ai goditet nga predhat iraniane, dhe të nesërmen në mëngjes bëhet me dije se ai kishte qenë një avion udhëtarësh që do të fluturonte nga Teherani drejt Ukrainës. Pra, jo vetëm nuk kishte asgjesuar asnjë avion luftarak të SHBA-së, por gabimisht kishte vrarë 80 iranianë.

Aq shumë iu prish gjumi Iranit nga këto gafa të njëpasnjëshme sa vetëm një tërmet i rënë pranë centralit të tyre bërthamor, mund ta sillte në vete e të kuptonte më në fund që ëndrrat për një ushtri të madhe që mund të pushtojë botën, kanë ardhur vetëm si pasojë e një dremitje të gjatë dhe mungesës së teknologjisë ushtarake,=.

Herët a vonë Irani do të duhej të kuptonte se një ushtri që financohet me vetëm 6.3 miliard dollarë, kurrësesi nuk mund të mendohet të krahasohet me një forcë ushtarake si ajo e SHBA-së që ka një buxhet gjigand prej 716 miliard dollarë. Bota perëndimore, por në veçanti vetë presidenti amerikan Donald Trump e ka kuptuar tashmë pafuqinë dhe paaftësinë e Iranit, ndaj për të kjo është një kohë loje ndaj Iranit.