Ushtria e Mianmarit u kërkon familjeve para për të marrë trupat e të afërmve të vrarë në protestë

Ushtria e Mianmarit u kërkon familjeve para për të marrë trupat e të afërmve të vrarë në protestë

Ushtria e Mianmarit po u ngarkon familjeve 85 dollarë për të marrë trupat e të afërmve të vrarë nga forcat e sigurisë në një sulm të përgjakshëm të premten, sipas aktivistëve, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Të paktën 82 njerëz u vranë të premten në Bago, 90 kilometra në veri-lindje të Yangon, pasi qyteti u “bastis” nga forcat e sigurimit të ushtrisë, tha grupi i avokatisë Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP).

Më shumë se 700 njerëz kanë vdekur që kur ushtria përmbysi qeverinë e zgjedhur të Myanmar në një grusht shteti më 1 shkurt, sipas AAPP.

Që nga ajo kohë, forcat e sigurimit të përbërë nga policia, ushtarë dhe trupa elite kundër kryengritjes kanë filluar një goditje sistematike kundër protestuesve të paarmatosur dhe paqësorë, duke ndaluar rreth 3,000 njerëz dhe duke detyruar aktivistët të fshiheshin. /Insajderi.com