Ushtria e Etiopisë ka vrarë 42 burra të armatosur të akuzuar për pjesëmarrje në një masakër në rajonin perëndimor Benishangul-Gumuz, njoftoi të enjten Fana TV i lidhur me shtetin, transmeton Insajderi.
Të mërkurën, komisioni i të drejtave të njeriut në vend, tha se persona të armatosur vranë më shumë se 100 njerëz në një sulm në agim në fshatin Bekoji, Benishangul-Gumuz, raporton Al Jazeera.
Fana TV, duke cituar zyrtarë rajonalë, raportoi se ushtarët kapën harqe, shigjeta dhe armë të tjera gjatë bastisjes. Më herët të enjten, kryeministri i Etiopisë Abiy Ahmed tha se forcat u vendosën në rajon, një zonë e cila ka parë dhunë të rregullt etnike.
“Masakra e civilëve në rajonin Benishangul-Gumuz është shumë tragjike”, tha Abiy në Twitter. “Qeveria, për të zgjidhur shkaqet kryesore të problemit, ka vendosur një forcë të nevojshme”.
Agjencia Shtetërore Etiopiane e Lajmeve tha se pesë zyrtarë të lartë lokalë u arrestuan gjithashtu gjatë të enjtes në lidhje me çështjet e sigurisë në rajonin Benishangul-Gumuz. /Insajderi.com