
Kina po provon që së paku të dyfishojë numrin e kokave bërthamore në arsenalin e saj ushtarak gjatë dekadës së ardhshme dhe ushtria e saj tashmë e ka zënë, ose e ka kaluar ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në disa fusha kryesore ushtarake, thuhet në raportin e ri të Pentagonit, të bërë publik të martën, shkruan CNN, njofton Insajderi.
Në raport thuhet se Pekini ka bërë përparime të mëdha në ndërtimin e luftanijeve, zhvillimin e raketave balistike dhe gjithashtu në integrimin e sistemit mbrojtës ajror.
Ky raport vjen në një periudhë përkeqësimi të raporteve në mes të Pekinit e Uashingtonit dhe aktivitetin e shtuar ushtarak të Kinës në detin e Koresë së Jugut dhe shtetin që e mbështesin SHBA-të, në Tajvan.
“Gjatë dekadës së ardhshme kokat nukleare të ushtrisë kineze pritet së paku të dyfishohen derisa Kina po e modernizon ushtrinë e saj”, thotë raporti.
Gjithashtu raporti pohon se “Kina tashmë posedon flotën më të madhe detare në botë, me diku rreth 350 anije dhe nëndetëse. Në krahasim me Kinën, SHBA-ja ka 293 anije”./Insajderi.com