Ushtria siriane mbështet kurdët kundër ofensivës turke

Të braktisur nga Amerika, kurdët e Sirisë arritën marrëveshje me Damaskun zyrtar për të bashkuar forcat kundër ofensivës turke.

Ushtria siriane mbështet kurdët kundër ofensivës turke

Mediat shtetërore siriane thonë se forcat qeveritare janë dislokuar në veri të vendit.

Sipas marrëveshjes, ushtria siriane do të vendoset në të gjithë gjatësinë e kufirit në rajon, dhe do t`i vijë në ndihmë paraushtarakëve kurdë ne “zmbrapsjen e agresionit dhe çlirimin e zonave ku kanë hyrë ushtarët dhe mercenarët turq”, thuhet në deklaratën e saj.

Lëvizja i hap gjithashtu rrugën çlirimit të qyteteve siriane të pushtuara nga trupat turke siç është rasti i Afrinit.